Aktualitet

Të fshehura me kujdes brenda çantës! Kapen 17 mijë euro, i riu nga Shkupi s’i përmendi në Qafë Thanë

23 Qershor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Të fshehura me kujdes brenda çantës! Kapen 17 mijë euro, i

POGRADEC– Një 34-vjeçar është prangosur në doganën e Qafë-Thanës pasi u kap me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. I riu nga Shkupi me iniciale Zoran Nikolić, i kishte fshehur paratë brenda një çantë në makinën e tij në mjetin tip “Volkswagen”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qafë-Thanë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro. Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas. Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestoheti riu nga shkupi pogradec qafe thane zoran nikolić arrestoheti riu nga shkupi pogradec qafe thane zoran nikolić

Sondazh

Poll