Aktualitet

Temperaturat EKSTREME përfshijnë nga flakët shkurret te Shkëmbi i Kavajës, zjarri mbuloi sipërfaqen, shuhet pas 1 ore

23 Qershor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Temperaturat EKSTREME përfshijnë nga flakët shkurret te

DURRËS– Temperaturat e larta që kanë pushtuar territorin e vendit, janë bërë shkak për vatrat e zjarreve. Ditën e sotme, flakët kanë mbuluar shkurret në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, duke përfshirë disa bimësi.

Zjarri u favorizua nga era, duke u përhapur me shpejtësi e duke e bërë më të vështirë punën për zjarrëfikësit. Dhe pse në vendngjarje u gjendën dy zjarrëfikëse, ato mundën që të shuanin zjarrin pas 1 ore, shkak u bë terreni i vështirë.

Pranë zonës e cila tashmë është përfshirë nga flakët ndodheshin dhe disa banesa, të cilat rrezikonin të përfshiheshin nga zjarri.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr te shkembi i kavajes zjarr te shkembi i kavajes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Qershor 2021, 14:28

TIRANË– Nikolin Gjergji, efektivi 53-vjeçar që u arrestua për dhunë në familje në Kurbin rezulton të jetë plagosur gjatë një operacioni policor në v...