Aktualitet

‘Isha rastësisht aty’/ Plagosi me armë pronarin e ‘Orange’ në Sarandë, Gjykata ‘lë në burg&#

23 Qershor 2021, 14:04 Nga DOSJA
‘Isha rastësisht aty’/ Plagosi me armë pronarin e

SARANDË– Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Redjan Hadërin, 33-vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e sulmit të armatosur ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.

Redjan Hadëri, është prangosur pak ditë më parë pasi dyshohet se bashkë me dy vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi, kanë qëlluar me armë zjarri duke plagosur me mbi 20 plumba pronarin e lokalit “Orange” dhe një pushues që ndodhej rastësisht në zonë.

Ndërsa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hajdëri në deklaratën e tij përpara Gjykatës është shprehur se nuk është autor i ngjarjes, por ka rastisur që natën e atentatit të mbetur në tentativë të ishte në shoqërinë e tyre. Këta dy të fundit janë ende në kërkim.

Para trupit gjykues ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për të djegur lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Ngjarja u regjistrua më 20 qershor, ku në drejtim të Iljadhit u qëllua me armë zjarri, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit ku u përfshinë Iljadhi dhe tre personat e dyshuar si autorë të plagosjes së tij.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e sarandes plagoset spiro iljadhi redjan haderi gjykata e sarandes plagoset spiro iljadhi redjan haderi

Sondazh

Poll