Bota

Ngërçi për liqenin e Ujmanit! Ambasada amerikane  propozon zgjidhjen për Kosovën dhe Serbinë: Veproni si ne me Kanadanë

23 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Ngërçi për liqenin e Ujmanit! Ambasada amerikane  propozon

KOSOVË- Departamaneti amerikan për Energjitikë ka dalë me raportin final të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit në Kosovë dhe kjo gjë është njoftuar nga ambasada amerikane, e cila ia ka dorëzuar raportin qeverisë.

Sipas Express, raporti përmban katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit. Në këtë raport, amerikanët kanë propozuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.

Traktaki i lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit.

Liqeni i Ujmanit ka qenë pjesë e projektit në vitet e 70-ta dhe është ndërtuar me kredi nga Banka Botërore, për të cilën ka garantuar shteti i ish-Jugosllavisë, kurse obligimet dhe marrëveshjet i kanë nënshkruar njësitë federale, në këtë rast Kosova. Shteti i Serbisë refuzon ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe si për çdo pasuri të Kosovës, edhe për Ujmanin, ka pretendime pronësore. Çështja e këtij liqeni bëhet edhe më problematike pasi shtrihet në veri të vendit, ku ndikimi i Beogradit është i madh.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove liqeni i ujmanit serbi kosove liqeni i ujmanit serbi

Sondazh

Poll