Bota

Angela Merkel i bën thirrje shteteve të BE: Vendosni karantinën për udhëtarët nga Anglia, po mbizotëron varianti Delta

23 Qershor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Angela Merkel i bën thirrje shteteve të BE: Vendosni karantinën

GJERMANI-Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar ditën e sotme shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Britania e Madhe.

The Guardian raporton se Merkel u shpreh se do të ishte mirë që shtetet e tjera të Evropës të ndiqnin shembullin e Gjermanisë dhe të vendosin izolim të detyruar për udhëtarët që vijnë nga vende ku mbizotëron varianti Delta i virusit.

“Në vendin tonë, nëse vjen nga Britania e Madhe, duhet që të futesh në karantinë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend evropian. Do të doja që të shihja vendosjen e karantinës,” tha Merkel në parlament.

Ditën e djeshme kancelarja gjermane u shpreh se po shpreson për koordinim më të mirë sa i përket rregullave të udhëtimit mes 27 shteteve anëtare të bllokut. Ajo kritikoi Portugalinë që ka lejuar futjen e turistëve britanikë pavarësisht prevalencës së variantit Delta në Britani të Madhe. Edhe Ursula Von der Leyen pranoi se ishte e shqetësuar për përhapjen e varianit Delta duke shtuar se është thjesht çështje kohe derisa të bëhet varianti dominant në Evropë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel britania e madhe karantine varianti delta angela merkel britania e madhe karantine varianti delta

Sondazh

Poll