Bota

Rasti i ‘George Foyd’ përsëritet në Çeki, Policia i vë këmbën në fyt 46-vjeçarit rom dhe justifikohet: Vdiq nga ove

23 Qershor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Rasti i ‘George Foyd’ përsëritet në Çeki,

ÇEKI– Rasti i vrasjes së George Floyd në SHBA duket së është përsëritur në Çeki pasi janë bërë virale pamje të rënda që tregojnë një oficer policie, i cili ka vrarë një romi 46-vjecar të quajtur Stanislav Tomas.

Sipas mediave, arrestimi i kryer nga tre oficerë policie u regjistrua nga një dëshmitar në qytetin e Teplice, në veriperëndim të vendit më 19 qershor. Në video një prej oficerëve shohet që mëshon me gju mbi kurrizin e të ndaluarit i cili është vënë me fytyrë përtokë prej disa minutash. Një tjetër shihet që mban këmbët e tij kurse një oficer i tretë tenton ta prangosë. Kalimtarët duket se këshillojnë të arrestuarin të mos rezistojnë dhe pyesin njëri-tjetrin se përse është ndaluar.

Anëtarët e komunitetit rom të vendit e kanë krahasuar atë me vdekjen e George Floyd, njeriu me ngjyrë nga Minneapolis në SHBA, i cili vdiq në duart e oficerit Derek Chauvin më 25 maj 2020.

Por policia dhe qeveria çeke deri tani kanë mbrojtur veprimet e oficerëve dhe kanë refuzuar akuzat për brutalitet në rrjetet sociale, duke thënë se incidenti nuk është një ‘Floyd çek’. Ata thanë fillimisht se shkaku kryesor i vdekjes ishte mbidoza por organizatat e te drejtave rome pretendojnë të kundërtën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota çeki polici mbyt 47 vjeçarin stanislav tomas çeki polici mbyt 47 vjeçarin stanislav tomas

Sondazh

Poll