Bota

Më afër se kurrë! Aktori Antonio Banderas vjen në Greqi javën e ardhshme për xhirimet e filmit “The Enforcer”

23 Qershor 2021, 14:12 Nga DOSJA
Më afër se kurrë! Aktori Antonio Banderas vjen në Greqi

GREQI-Aktori me famë botërore Antonio Banderas do të jetë në Greqi javën e ardhshme ku do të xhirojë skenat e fillimit të filmit “The Enforcer”, të cilat po zhvillohen në Selanikun lindor dhe më pas do të zhvendoset në Miami.

Sipas mediave greke, aktori Banderas do të mbërrijë në Selanik ditët e ardhshme bashkë me Kate Bosworth dhe reperin 2 Chains. Bazuar në skenarin e zbuluar deri tani filmi do të zhvillohet në Florida dhe ka të bëjë me një ish-kriminel, i cili duhet të shpëtojë një vajzë të re.

Protagonisti Banderas, pritet të jetë në Selanik në ditët në vijim, pasi ai është planifikuar të luajë rolin në pjesën e parë të filmit. Xhirimet do të zhvillohen të hënën dhe ekipet e punës po punojnë rregullisht në mënyrë që të mundësojnë skenën dhe paisjet që duhen për xhirimet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 2 chains antonio banderas greqi kate bosworth the enforcer 2 chains antonio banderas greqi kate bosworth the enforcer

Sondazh

Poll