Bota

Vdekja e biznesmenit grek, zbulohet një shënim i dytë në makinën e braktisur pak metra nga trupi i pajetë

23 Qershor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Vdekja e biznesmenit grek, zbulohet një shënim i dytë në

GREQI– Hetimi vazhdon për arsyet që e çuan biznesmenin grek, Stavros Dogiakis të vetëvritej. Ai qëlloi veten në kokë, pasi kishte shënjestruar më parë zemrën e tij.

53-vjeçari ia kishte shitur vëllait të tij pjesën e tij të tavernës “Kritikos” dhe po përgatitej për të hapur një biznes të ri.

Sipas Protothema, raporti mjekoligjor flet për vetëvrasje dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve për profilin psikologjik të pronarit të tavernës “Kritikos”, janë të dhënat e reja në hetimin e çështjes.

Stavros Dogiakis la një shënim të dytë në makinën që ai parkoi tek Ai Giannis për të humbur në pyll dhe për të shkruar finalen e jetës së tij me dy plumba, duke i kërkuar falje vëllait të tij për shqetësimin e krijuar.

Përfundimi i ekzaminimit mjeko-ligjor, në fakt, flet për vetëvrasje.

Me këto të dhëna dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve, oficerët e Sigurimit po përpiqen të zbulojnë se cili ishte faktori vendimtar në jetën e Stavros Dogias dhe e bënë atë të vendoste t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë tragjike. Ai qëlloi veten dy herë.

Disa orë para se të përfundonte  ekspertimi mjekoligjor, të dhënat e para të Policisë zbulojnë të dhëna të reja në lidhje me momentet e fundit të jetës së  dhe mënyrën se si ai vendosi t’i japë fund.

Lajmi kryesor/ U zhduk dy ditë më parë, gjendet i vdekur me dy plumba biznesmeni grek, dyshimet e para flasin për vetvrasje

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni krim ne glyka nera stavros dogiakis krim ne glyka nera stavros dogiakis

Sondazh

Poll