Politike

Asnjë datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Rama: Dështoi BE-ja, ne kemi qenë gjithmonë gati

23 Qershor 2021, 10:55 Nga DOSJA
Asnjë datë për hapjen e negociatave për

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama e ka konideruar si një dështim të Bashkimit Europian, mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

I ndodhur në Maqedoninë e Veriut, në Forumin Ekonomik, Rama tha se do të ishte më e ndershme nga ana e Bashkimit Europian që të thonin se nuk ishin gati për të pranuar qoftë Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut në familjen e tyre, se sa t’i fajësonin këto vende për mosplotësimin e kushteve apo për ‘VETO’-n e Bullgarisë.

Rama tha se Shqipëria ka qenë gati prej kohësh, por që kjo që po ndodh është e gjitha pjesë e politikave të brendshme të BE.


“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë. Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë. E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem,”- tha Rama ndër të tjera.

Në takimin e djeshëm, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të problemeve mes Sofjes dhe Shkupit. Tashmë gjithçka do spostohet në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine edi rama integrimi i shqiperise ne be këshilli europian per shqiperine

Sondazh

Poll