Bota

Zaev gjatë hapjes së Forumit Ekonomik në Shkup: Kemi nevojë që të ndërtojmë një të ardhme të begatë 

23 Qershor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Zaev gjatë hapjes së Forumit Ekonomik në Shkup: Kemi nevojë

MAAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përsëritur të njejtin mesazh që ka dhënë në forumin Ekonomik Delphi në Athinë për fqinjësi të mirë.

Mia.mk shkruan se Zaev në hapjen e Forumit të parë Ekonomik të Shkupit është shprehur se Maqedonia e veriut ushqen të gjitha vlerat, sjelljet dhe vullnetin Evropian. Ai më tej ka shtuar se rajoni ka nevojë që të jetojë të tashmen, dhe të ndërtojë një të ardhme të begatë.

“Maqedonia e Veriut ushqen vlerat, sjelljet dhe vullnetin politik Evropian dhe ndërton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë thelbësore për prosperitetin ekonomik dhe një standard më të mirë të jetesës. Unë do të përsëris mesazhin tim nga Forumi Ekonomik Delphi i mbajtur në Athinë, ne kemi nevojë për prosperitet ekonomikisht. Për më tepër, ne kemi nevojë që rajoni të jetojë në të tashmen, të ndërtojë një të ardhme të begatë dhe të mësojë nga e kaluara që përçarjet dhe mosmarrëveshjet nuk na çojnë askund,” tha Zaev.

LAJMI KRYESOR: Mbahet Forumi i Parë Ekonomik në Shkup, Zaev, ministrat dhe Rama shprehin zhgënjimin nga BE-ja për negociatat: Dështuan ata, jo ne. E kemi rrugën bashkë, të nxisim bashkëpunimin

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni forumi ekonomik i shkupit zoran zaev forumi ekonomik i shkupit zoran zaev

Sondazh

Poll