Bota

DALIN FOTOT / Gazetari i njohur ‘nxeh gjakrat’, përshëndet serbët duke bërë shqiponjën dhe duke pirë raki ‘Skënder

23 Qershor 2021, 11:18 Nga DOSJA
DALIN FOTOT / Gazetari i njohur ‘nxeh gjakrat’, përshëndet

KROACI – Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka nxehur keq gjakrat, teksa ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën me duar dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”. Me këtë veprim ai ka përshëndetur  serbët, për të cilët thotë se e kërcënuan ditët e fundit.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rroftë heronjtë e UÇK-së! Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

(E.H. Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll