Bota

Zona me sigurinë më të lartë! Në zonën ‘VIP’, si e kaloi natën në burg Babis Anagnostopoulos, vrasësi i Caroline

23 Qershor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Zona me sigurinë më të lartë! Në zonën

GREQI– Babis Anagnostopoulos, piloti 32-vjeçar i cili vrau gruan e tij britanike, e kaloi i qetë natën e tij të parë në burg. Paraprakisht ai po mbahet në burgun e njohur grek, Korydallos, pas vendimit të djeshëm të gjykatës.

Paraditen e sotme ai do të ketë një takim me drejtoreshën e burgut. Piloti 32-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike. Zona 6-të, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, është e qetë dhe e sigurisë më të lartë.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll