Bota

Osmani në Austri: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

23 Qershor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Osmani në Austri: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret

AUSTRI- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me shoqatën e miqësisë Kosovë-Austri, e cila është e udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl.

Gazeta Ekspress shkruan se gjatë takimit me Mandl, Osmani ka falenderuar Austrinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Ajo gjithashtu ka thënë se me plotësimin e të gjitha kritereve të nevojshme të Kosovës, BE duhet që të liberalizojë vizat për Kosovën.

“Republika e Kosovës ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve, të cilët janë të shkolluar dhe të aftë për t`i dëshmuar vlerat e tyre sapo t`u jepet mundësia. Duhet të sigurojmë mobilitet dhe të ndërtojmë partneritet të fuqishëm. Diaspora jonë këtu ka rol qenësor për Republikën e Kosovës, shkaku i potencialit, dijes dhe ideve të reja që sjellin”, është shprehur Osmani.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni lukas mandl vjosa osmani lukas mandl vjosa osmani

Sondazh

Poll