Bota

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut: E zhgënjyer që BE-ja nuk i hapi negociatat

23 Qershor 2021, 12:11 Nga DOSJA
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut: E zhgënjyer

MAQEDONIA E VERIUT- Ambasadorja e SHBA-së më Maqedoninë e Veriut, Kate Marine Byrnes është shprehur se është zhgënjyese vendimi i BE-së për mos hapje të negociatave për Maqedoninë e Veriut. Mia.mk shkruan se në Forumin e parë Ekonomik të Shkupit, Byrnes ka thënë është e zhgënjyer nga vendet e BE-së, pasi Maqedonia e Veriut e ka bërë punën e saj. 

“Ne mbetemi të zhgënjyer që vendet anëtare të BE-së nuk ishin në gjendje të përfshinin miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut në axhendë gjatë takimit të djeshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme. Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut ka bërë punën e nevojshme për të filluar bisedimet e pranimit – një veprim që do të rrisë stabilitetin rajonal dhe avancojë lidhjen politike dhe ekonomike me Evropën dhe partneritetin Transatlantik më gjerë“, tha Byrnes.

LAJMI KRYESOR: Mbahet Forumi i Parë Ekonomik në Shkup, Zaev, ministrat dhe Rama shprehin zhgënjimin nga BE-ja për negociatat: Dështuan ata, jo ne. E kemi rrugën bashkë, të nxisim bashkëpunimin

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni forumi ekonomik i shkupit kate marine byrnes forumi ekonomik i shkupit kate marine byrnes

Sondazh

Poll