Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe për parcelat e hashashit, lirohet babai i autorit, Rrok Pepaj

23 Qershor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe për parcelat e

MALËSI E MADHE– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, autorit të vrasjes së dyfishtë në Malësi të Madhe për parcelat e hashashit, ngjarje ku mbetën të vdekur dy kushërinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, është lënë i lirë. Mësohet se vendimi është marrë sot, nëntë muaj pas arrestimit të Pepajt, i cili u vu në pranga pasi akuzohej për bashkëpunim në krimin e dyfishtë dhe për kultivim kanabisi.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit, Danjel Pepaj që ende vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Si nisi sherri mes të rinjve që solli vrasjen?

Vilson Çutaj akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klement Pepajt për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin. Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Pranë tyre u gjetën edhe 29 rrënjë kanabisi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj klement pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj daniel pepaj klement pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll