Aktualitet

“Fyeu recepsionisten dhe pastruesen”, pronarja e vilës në Himarë rrëfen një tjetër version për çiftin: Dolëm në rr

23 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA
“Fyeu recepsionisten dhe pastruesen”, pronarja e vilës në

HIMARË- Katerina Joshi, pronarja e vilës “Natali” ku ndodhi incidenti me familjen e pushuesve, pamjet e të cilëve teksa largohen me makinë kanë bërë xhiron e rrjetit, ka rrëfyer një tjetër version të ngjarjes. Në një prononcim për Abc News, Joshi thotë se shkaku i prerjes së rrugës me makinë nuk ishte largimi një natë para i turistëve, por dëmi i shkaktuar nga djegia e çarçafëve. Joshi pretendon gjithashtu se turistët i kanë fyer pastruesen dhe recepsionisten.

“Ai përdori fjalor fyes ndaj recepsionistes dhe pastueses. Qëndrimi jonë në rrugë nuk ishte për pagesën, por për të pritur policinë. Në momentin që ai u largua në atë mënyrë unë njoftova policinë e Himarës dhe në pritje të saj i pengova rrugën. Policia erdhi, por ai nuk e priti, u largua. Nëse ai do ishte i pastër duhet të kishte qëndruar. Ne nuk i kemi bërë terror as atij dhe as familjes, përkundrazi ai përdori fëmijën duke e bërë për të qarë”, shprehet ajo. 

Ditën e djeshme, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale ku një çift shihej teksa konfliktohej me pronarët e hotelit ku kishte qëndruar kanë bërë xhiron e rrjetit. Visar Mato, e shoqja dhe vajza e tyre e vogël kishin shkuar një fundjavë për plazh, por nuk janë kënaqur nga kushtet. Ata janë larguar një ditë para dhe këtu ka nisur sherri me pronaren e ambientit, e cila pretendon se ata kanë djegur edhe çarçafët e dhomës. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet katerina joshi sherri me ciftin ne himare vila natali katerina joshi sherri me ciftin ne himare vila natali

Sondazh

Poll