Aktualitet

Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, procedohen dy administratorët në Vlorë, e pëson edhe inspektori

23 Qershor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, procedohen dy

VLORË– Dy administratorë firmash janë proceduar penalisht nga Policia e Vlorës pasi janë pikasur teksa merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe inspektori Arjan Hoxha, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente. Dy administratorët e proceduar janë Fatmir Hodaj 58 vjeç dhe Vasil Dema 39 vjeç.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 administratorë firmash. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për shpërdorim detyre. Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, në lumin Shushicë janë konstatuar disa automjete që po gërmonin shtratin e këtij lumi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit: F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë.

Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre,  duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arjan hoxha fatmir hodaj policia e vlores vasil dema arjan hoxha fatmir hodaj policia e vlores vasil dema

Sondazh

Poll