Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për pezullimin e shqyrtimit të 30 qershorit: Keni 1 orë kohë për tu njoh

23 Qershor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e qeverisë për të pezulluar procesin që po zhvillohet në këtë gjykatë në lidhje me padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në seancën e nisur prej gati një ore, GJK vendosi të rrëzojë kërkesën e qeverisë, deri në momentin që Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për statusin e Voltana Ademit si kryetare të Shoqatës së Bashkive.

Gjykata do të shprehet fillimisht nëse shkarkimi me urgjencë i Ademit është i ligjshëm ose jo dhe më pas ky vendim do të merret parasysh nga Kushtetuesja.

Gjithashtu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Gjykata iu ka dhënë një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

Lajmi kryesor: ‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi kushtetuesja per zgjedhjet lokale voltana ademi

Sondazh

Poll