Aktualitet

Tiranë / Makina shpërthen në flakë teksa ishte në ecje, shpëton mrekullisht shoferja 33-vjeçare

23 Qershor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Tiranë / Makina shpërthen në flakë teksa ishte në ecje,

TIRANË – Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 tek mbikalimi i ‘Casa Italias’, ku automjeti që drejtohej nga një 33-vjeçare, ka shpërthyer në flakë teksa ishte në lëvizje, duke shkaktuar panik në zonë.

Por, fatmirësisht, e reja ka arritur të dalë në kohë nga makina, duke mos pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë, zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i ‘Casa Italias’, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

(e.h;/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll