Aktualitet

Padia në GJK/ Zbardhen debatet, përfaqësuesja e qeverisë: Të pushohet çështja. Avokati i Ademit: Jeni në konflikt intere

23 Qershor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Padia në GJK/ Zbardhen debatet, përfaqësuesja e qeverisë:

TIRANE– Me tone të ashpra është zhvilluar seanca në Gjykatën Kushtetuese, atje ku Voltana Ademi kërkon shpalljen e pavlefshme të procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019. Në seancën e zhvilluar në GJK, përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona i ka kërkuar Gjykatës të mos e pranojë shqyrtimin  e padisë, pasi është bërë jashtë afatit dhe se çështja duhet të pushohet derisa gjykata e Tiranës të caktojë se kush është kryetari i Shoqatës së Bashkive, pas shkarkimit të Voltana Ademit. Por GJK nuk e pranoi këtë kërkesë të qeverisë.

DISKUTIMET NË SALLË:

Elira Kokona: Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore.

Bledar Dervishi (Presidenca): Pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”.

Jordan Daci (avokati i Ademit): Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.  Gjykata kushtetuese: pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre.

Lajmi kryesor: ‘Zgjedhjet lokale’/ Gjykata Kushtetuese në ‘testin’ e radhës, nis shqyrtimi i padisë së Voltana Ademit, rrëzohen 2 kërkesat e qeverisë për pushimin e çështjes (ZHVILLIMET)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll