Aktualitet

Operacion kundër lojërave të fatit në Lushnje, arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohen kompjutera, lap-topë dhe televizorë

23 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Operacion kundër lojërave të fatit në Lushnje, arrestohet

LUSHNJE– Një person i identifikuar si Klodian Dervishi është vënë në pranga pasi është pikasur në lokalin e tij duke ushtruar veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas njoftimin e policisë bëhet me dije se në lokalin e marrë me qira nga Dervishi janë gjetur dhe sekuestruar 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

27-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë Lushnjë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Sekuestrohen pajisjet elektronike që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti, arrestohet në flagrancë administratori i lokalit ku ushtrohej aktiviteti. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e një rasti të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi K. D. u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparatura të lojërave të fatit, 1 laptop, 2 tableta dhe 7 televizorë, që shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 27 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian dervishi lojerat e fatit ne lushnje lushnje klodian dervishi lojerat e fatit ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll