Aktualitet

Sjellin pajisje për të ndihmuar në luftën kundër krimit, drejtorët amerikanë zbarkojnë në zyrën e Olsian Çelës

23 Qershor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Sjellin pajisje për të ndihmuar në luftën kundër

TIRANË– Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy ka zbarkuar sot në zyrën e kryeprokurorit Olsian Çela.

Në një njoftim të bërë nga vetë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, thuhet se në kuadër të këtij takimi, ambasada ka dhuruar disa pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në njoftim thuhet se këto pajisje do të shërbejnë për për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike

Njoftimi i Ambasadës: Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike. Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela olsian cela

Sondazh

Poll