Sport

“Tym i bardhë”: Messi nuk largohet, ka pranuar të sakrifikojë për Barçën

23 Qershor 2021, 06:01 Nga DOSJA

SPANJE – Lajme të mira për tifozët ‘blaugrana”. Në shtëpinë e tyre ka dalë “tym i bardhë”. Ylli Lionel Messi do të rinovojë kontratën me Barçën. Presidenti Joan Laporta, i cili ka një marrëdhënie të veçantë me “Pleshtin”, pas negociatash të nisura prej kohësh, e ka bindur argjentinasin të nënshkruajë sërish.

“Cadena COPE” thekson se Messi e ka pranuar propozimin e Laportës dhe do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”, minimalisht edhe për dy sezone të tjera. Raportohet se ai do të firmosë një kontratë 1+1, duke pranuar që edhe rroga e sezonit të ardhshëm do të ulet disi, për të ndihmuar klubin e zemrës ta kalojë sa më shpejt momentin e krizës financiare.

Formalitetet dhe zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhen pas përfundimit të “Copa America”, ku Messi është i përfshirë me kombëtaren e Argjentinës. Radio iberike bën të ditur se verën e ardhshme do të ndodhë rinovimi automatik i kontratës deri në vitin 2023, ndërsa rroga e argjentinasit, do të pësojë një rritje të konsiderueshme.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “cadena cope” copa america presidenti joan laporta ylli lionel messi “cadena cope” copa america presidenti joan laporta ylli lionel messi

Sondazh

Poll