Sport

Ministria e Shëndetësisë në Itali jep lajmin e madh: Serie A do të luhet me tifozë, ja si do procedohet

22 Qershor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë në Itali jep lajmin e madh: Serie A

ITALI-Sezoni i ri i Serie A do të fillojë me tifozë. Nënsekretari i Shëndetësisë, Andrea Costa është i sigurt për këtë.“Ne biseduam për këtë në mëngjes me ministrin Speranza. Për sezonin e ardhshëm mund t’ju jap lajmin e mirë se do të fillojmë nga 22 gushti me 25% të stadiumeve të mbushura me tifozë”, – tha Costa për “Radio Punto Nuovo”.

Nënsekretari shpjegon më tej: “Do të ketë një progres gradual sa i përket rritjes së tifozërisë.Sezoni tjetër do të jetë me publikun e pranishëm dhe jo më pak se 25%. Duhet maturi, një ndjenjë përgjegjësie, të cilat asnjëherë nuk kanë munguar te qytetarët italianë.” Përfundon Andrea Costa.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport futboll serie a futboll serie a

Sondazh

Poll