Sport

Paga e Ronaldos ‘mbyt’ Juventusin, borxhet shkojnë në 360 milionë euro

22 Qershor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Paga e Ronaldos ‘mbyt’ Juventusin, borxhet shkojnë në 360

TORINO-Për Cristiano Ronaldon ka ardhur momenti të nisë një tjetër cikël në karrierën e tij. Paga e sulmuesit portugez peshon shumë në arkat e bardhezinjëve.Gazeta Italiane Tuttosport thotë se borxhi i Juventusit ka shkuar në rreth 360 milionë euro dhe për këtë arsye drejtuesit po mendojnë që të rrisin kapitalin për të mos penalizuar fort merkaton e klubit.

Megjithatë, merkatoja do të përqëndrohet te ndërtimi i një ekipi solid me emra të njohur, por jo më me paga si ajo e Cristiano Ronaldos, që ishte 31 mln euro në sezon dhe bashkë me bonuset shkonte deri në 35 deri në 40 mln euro.

Më shumë se gjysma e borxhit të akumuluar është pikërisht për shkak të Ronaldos. Në tre sezone të Juventusi portugezi është paguar rreth 100 mln euro dhe kësaj shifre i shtohen edhe 100 mln euro të tjera që u ble nga Reali i Madridit në verën e vitit 2018-të.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll