Sport

VIDEO/ “Më more me shkelma”, Suarez-Vidal nuk i kursejnë goditjet, sqarimi vjen pas ndeshjes: Shiko si më ke̷

22 Qershor 2021, 16:15 Nga DOSJA
VIDEO/ “Më more me shkelma”, Suarez-Vidal nuk i kursejnë

BRAZIL-Në Cuaiba u luajt takimi mes Kilit dhe Uruguajit për raundin e tretë të ndeshjeve në grupe për Kupën e Amerikës. Përballja përfundoi me shifrat 1-1 ku Eduardo Vargas për Kilin dhe Luis Suarez për Uruguajin shënuan duke mbyllur takimin.

Kjo ishte edhe një përballje mes dy ish-shokëve të skuadrës si Suarez dhe Vidal, ku nuk i kanë kursyer goditjet me njëri-tjetrin.Në përfundim të ndeshjes, dy lojtarët kanë zhvilluar një bisedë argëtuese:

“Më more me shkelma”, i ka thënë Vidal Suarez-it.Sulmuesi i Atletico Madrid është kundërpërgjigjur: “Duhet të japësh gjithmonë maksimumin”.“Shiko si më ke goditur”, ka vazhduar kiliani. “Ti më ke vrarë këtu”, është kundërpërgjigjur Suarez duke treguar kaviljen.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kupa e amerikës luis suarez vidal kupa e amerikës luis suarez vidal

Sondazh

Poll

Sport 22 Qershor 2021, 14:22

VIDEO / Kaloi nga Milani tek Interi, gati firma!

ITALI – 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me kuqezinjtë dhe do të bashkohet me Interin me një ma...