Sport

Milot Rashica i thotë lamtumirë Werder Bremen, transferohet në Premier League: Vendosa të provoj një sfidë të re

22 Qershor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Milot Rashica i thotë lamtumirë Werder Bremen, transferohet në

ANGLI-Milot Rashica nuk do të jetë më futbollist i Werder Bremen. Pas 3 vjet e gjysmë në klubin gjerman, lojtari do të transferohet në Angli te Norwich, skuadër që sezonin e ri do të jetë pjesë e Premier League.24-vjeçari ka zyrtarizuar ndarjen me Werderin në një postim në “Instagram”, teksa vjen zyrtarizimi i Norwich, që prezanton Rashicën në një video të publikuar në Twitter.

 

? We are delighted to confirm the signing of winger Milot Rashica from Werder Bremen!

?? #WelcomeRashica ??

— Norwich City FC (@NorwichCityFC) June 22, 2021

“Vendosa të provoj një sfidë të re pas 3 viteve e gjysmë te Werder Bremen. Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe (jo gjithmonë aq e lehtë). Unë dhe familja ime jemi ndjerë shumë mirë në Bremen.Djali im Tian lindi këtu, mjafton vetëm kaq për të thënë që Bremeni do të jetë gjithmonë i veçantë në zemrën time dhe të familjes time. Të jeni të sigurt që do të lutem për ju dhe klubin.

Faleminderit për gjithçka tifozëve, shokëve të skuadrës dhe gjithë të tjerëve. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira, i juaji, Miloti“, përfundon postimi emocionues i lojtarit ofensiv. Milot Rashica luajti 100 ndeshje me ekipin gjerman duke shënuar 27 gola.

 

 

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milot rashica norwich werder bremen milot rashica norwich werder bremen

Sondazh

Poll

Sport 22 Qershor 2021, 14:22

VIDEO / Kaloi nga Milani tek Interi, gati firma!

ITALI – 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me kuqezinjtë dhe do të bashkohet me Interin me një ma...