Sport

Presing, super Alaba dhe skema të ndryshme, Italia sfidon Austrinë mes shumë të panjohurave

22 Qershor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Presing, super Alaba dhe skema të ndryshme, Italia sfidon Austrinë mes

AUSTRI-Franco Foda ka arritur objektivin e tij, jo vetem që e çoi Austrinë drejt fitores së parë në fazën finale të Europianit por ja doli ta kualifikonte ne 1/8. Edhe pse në letër është më inferiore se Italia, të kaltrit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Vështirë të hysh në një sistem loje, i cili është i ndërlikuar duke patur parasysh rrjedhën e futbollit modern.

Ka aplikuar mbrotjen me 3 lojtarë dhe ka vendosur 3 të tillë pas shpinës së sulmuesit të vetëm ose disa here edhe me dy të tillë. Gjatë këtij Europiani gjithashtu ka luajtur me 2 sulmues dhe me 5 mesfushorë. Janë disa parime që nuk ndryshojnë. Presingu për shembull mund të jetë edhe në nivele ofensive ashtu sic eksperimentoi Ukraina.

Nje karakteristikë tjetër e lojës austriake është edhe shfrytezimi i krahëve sepse në të dy anët kanë lojtarët më teknikë, Lainer dhe Alaba qe është edhe shpirti i kësaj skuadre. I aftë të spostohet në qender kur e kërkon situata , njësoj si me sistemin e Guardiolës me te cilin punoi për 3 vjet tek Bayern Munih. Nje tjetër lojtar kyç është Sabitzer i Leipzig i cili luan si regjizor ose si trekuartist. Në sulm i besojnë Arnautovic , i cili ka ruajtur të njëjtën loje si tek Inter 11 vjet më parë , teknikë e mirë por i papjekur kur gjendet përpara portës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 italia austria euro 2020 italia

Sondazh

Poll

Sport 22 Qershor 2021, 14:22

VIDEO / Kaloi nga Milani tek Interi, gati firma!

ITALI – 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me kuqezinjtë dhe do të bashkohet me Interin me një ma...