Sport

Italia me ambicie të mëdha, por me premio qersharake! Zbulohet sa do të marrin lojtarët në rast se fitojnë Europianin

22 Qershor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Italia me ambicie të mëdha, por me premio qersharake! Zbulohet sa do

ITALI-Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar premion nëse Italia ia del të fitojë Europianin ose jo.Pasi kaluan fazën e grupeve, presidenti Gravina u takua me Bonuccin dhe Chiellinin, dy lojtarët më me eksperiencë në përfaqësuese, për ti komunikuar shifrën që do të përfitojnë lojtarët.

Nuk është se ka ndonjë ndryshim me Europianin e vitit 2016, nëse Italia ia del të kalojë Austrinë dhe shkon në cerekfinale, atëherë vetëm një lojtar do të përfitojë 80 mijë euro. Në rast triumfi të Europianit shifra shkon në 250 mijë euro, 200 mijë për vendin e dytë dhe vetëm 150 mijë euro për mbërritjen në gjysmëfinale.

Premio e akorduar nga Federata Italiane është shumë pak krahasuar me Anglinë që ka premtuar 540,000 euro për lojtar, Belgjika rreth 435,000 €, Gjermania dhe Spanja rreth 400,000 €. Franca dhe Portugalia me 340 mijë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gravina italia euro 2020 gravina italia

Sondazh

Poll

Sport 22 Qershor 2021, 14:22

VIDEO / Kaloi nga Milani tek Interi, gati firma!

ITALI – 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me kuqezinjtë dhe do të bashkohet me Interin me një ma...