Sport

Elefanti predikues hedh dritë mbi ndeshjen Gjermani-Hungari, një lajm i keq për…

22 Qershor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Elefanti predikues hedh dritë mbi ndeshjen Gjermani-Hungari, një lajm

GJERMANI-Një herë një oktapod, pastaj një breshkë një kangur e tani një elefant. Të gjesh një parashikues për ndeshjet e turneve të mëdha, që natyrisht të jetë shumë zbavitës, është kthyer një modë e vërtetë dhe Euro 2020 nuk mund të mbetej prapa në këtë aspekt. Elefanti i quajtur ‘Yashoda’ i cili ndodhet në Hamburg ka parashikuar takimin e fundit të Grupit F mes Gjermanisë dhe Hungarisë. Ky i fundit ka parashikuar një barazim,duke shqetësuar jo pak tifozët e Gjermanisë.

“Të jem i sinqertë, mbeta pa fjalë nga rezultati i sotëm. Nuk më shkonte mendja për barazim, por Yashoda mori të dy flamujt nga koshi dhe deri më tani ka pasur gjithmonë të drejtë. Por ta shohim”, thotë kujdestari i elefantit, Michael Schmidt. Ai e shpërbleu Yashodën me një ananas, pavarësisht parashikimit.

“Ky është një elefant i guximshëm që parashikon një barazim. Por mendoj se do ta fitojmë këtë ndeshje me rezultatin 3-1 ndaj Hungarisë”, thotë një vizitor, ndërsa një tjetër mendon se edhe me barazimin e parashikuar Gjermania mund të kualifikohet. “Por në fund Franca do ta fitojë kupën”, shton ai.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gjermania hungaria yashoda euro 2020 gjermania hungaria yashoda

Sondazh

Poll

Sport 22 Qershor 2021, 14:22

VIDEO / Kaloi nga Milani tek Interi, gati firma!

ITALI – 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me kuqezinjtë dhe do të bashkohet me Interin me një ma...