Bota

Albin Kurti mundohet t’i ‘bjerë në sy’ Luigi Di Maio-s, tregon në Kuvend historinë e lëngut të portokallit

22 Qershor 2021, 18:41 Nga DOSJA
Albin Kurti mundohet t’i ‘bjerë në sy’ Luigi Di

KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e vizitës së Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio ku ka treguar një detaj me një produkt italian. Kurti ka thënë se i ka bërë përshtypje një etiketë në lëngun e portokallit që prodhohej në Itali e që shkruante se produkti është prodhuar duke respektuar të drejtat e punëtorëve.

“Derisa po e përgatisja këtë fjalim, vura re se në shishen e lëngut të portokallit që kisha përpara shkruhej më sa vijon: Ky produkt është prodhuar duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve dhe pa i shfrytëzuar ata. Ishte një produkt italian. Kosova importon nga Italia shumëçka. Më bëri përshtypje respekti për punën që reflektonte etiketa e këtij produkti. Nuk e di se a është situata aq mirë si në etiketë, edhe pse produktet “Made in Italy” kanë një markë të mirë globale pikërisht sepse nuk gënjejnë me ato që shkruajnë në etiketa”, ka thënë Kurti

Lajm kryesor:“Italia do tju mbështesë gjithmonë”/ Ministri i Jashtëm i Italisë në Kosovë Kundër ndryshimit të kufijve: Pavarësia dhe integriteti territorial i vendit s’vihen në diskutim

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti luigi di maio albin kurti luigi di maio

Sondazh

Poll