Bota

Di Maio shprehet krah Kosovës në takimin me Gërvallën dhe Konjufckën: Do t’ju mbështesim për liberalizimin e vizave dhe

22 Qershor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Di Maio shprehet krah Kosovës në takimin me Gërvallën dhe

KOSOVË- Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë ditws sw sotme u takua me  ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku ka thënë se dialogu me Serbinë, do ta forcojë Kosovën ndërkombëtarisht. 

Di Maio ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe shërbimeve dhe ka siguruar edhe njëherë qytetarët Kosovarë se ai do të jetë në krah të Kosovës në rrugën e integrimit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e taksës së të dyfishtë në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.

Ndërsa lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në mes të ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave, ministri Di Maio tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.

“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt. Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dyja vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërblejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar. Eshtë nder për mua që të jem në këtë seancë të demokracisë më të re në Evropë, demokraci që ne i kemi qëndruar përherë pranë. është vizita ime e tretë në Kosovë dhe duke marrë në konsideratë kushtet nga pandemia COVID-19 tregon vullnetin tonë për të ruajtuar dhe krijuar lidhje të fuqishme mes Kosovës dhe Italisë. Ju duhet ta dini gjithmonë se Italia do të jetë në krah tuajin, tha ai.

Pas takimit me Gërvallën, diplomati italian u drejtua në Kuvendin e Kosovës ku u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Vendi ynë ka qenë dhe mbetet mirënjohës për kontributin që Italia ka dhënë Italia për Kosovën. Një qytezë e vogël italiane u bë më e njohur se Roma e Milano, provinca e NATO-s nga ku nisën bombardimet kundër Serbisë. Italia u bë vendi i parë, nga ku u ngrit forca e parë ajrore për shpëtimin dhe liria e popullit tonë”, tha Konjufca.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora luigi di maio luigi di maio

Sondazh

Poll