Bota

Deputeti shqiptar i drejtohet Vuçiçit në parlamentin serb: Duhet të distancohesh nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit

22 Qershor 2021, 18:04 Nga DOSJA
Deputeti shqiptar i drejtohet Vuçiçit në parlamentin serb:

SERBI-Deputeti Kamberi i është drejtuar presidentit, Aleksandër Vuçiç duke i kërkuar që të distancohet nga politika e ish-presdientit të Jugosllavisë Millosheviçit sepse gjatë qeverisjes të tij Vuçiç ka shërbyer si ministër.

Kamberi është shprehur sot në parlament kundrejt Vuçiç duke i thënë se është larguar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiçi i cili ka dërguar çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por ndërkohë nuk largohet nga politika e Millosheviç dhe bëmat e tij në Kosovë.

”Ju, zotëri president, jeni distancuar nga Vuk Jeremiqi i cili çështjen mbi legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e ka dërguar në GJND. Me qëllim të dhënies së kontributit në dialog duhet të distancoheni edhe nga politika e Sllobodan Millosheviçit dhe të bëmat e tija në Kosovë”-tha Kamberi

LAJMI KRYESOR:‘Kurti pati një plan djallëzor, aty e kuptova që jemi në rrezik’/ Vuçiç flet për KOSOVËN në parlamentin serb, DEBAT me deputetin shqiptar: Ne jemi kriminelë, ju ëngjëj? Se besoj dot…

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic kamberi aleksander vucic kamberi

Sondazh

Poll