Bota

‘Kundër ndryshimit të kufijve’/ Di Maio flet për dialogun Kosovë-Serbi: Pavarësia dhe integriteti territorial i

22 Qershor 2021, 16:42 Nga DOSJA
‘Kundër ndryshimit të kufijve’/ Di Maio flet për

KOSOVË- Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi di Maio pas takimeve me krerët e shtetit ka folur në Kuvend, ku është fokusuar në dialogun dialogun Kosovë-Serbi. Ai theksoi  në fjalën e tij se Kosova nuk duhet të ketë frikë pasi integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim. Po ashtu, ai ka shtuar se nuk i mbështet ndryshimet e kufijve në Ballkan, duke dalë hapur kundër teorive që kanë qarkulluar në rrjet. 

“Jam plotësisht i bindur se Kosova nuk ka asgjë për tu frikësuar nga ky dialog. Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve që synojnë rishikimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë. Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia,”-tha ministri italian.

Fjalimi i Di Maio:

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë është një mundësi me rëndësi historike që të dy palët ta shfrytëzojnë atë dhe shpresoj se do ta shfrytëzojnë. I kuptoj mirë ndjeshmëritë e forta mbi temat e trajtuara në negociata. Por jam plotësisht i bindur se Kosova nuk ka asgjë për tu frikësuar nga ky dialog. Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve që synojnë rishikimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë. Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia. Italia ka dëshmuar që me 12 qershor 1999 kur ushtarët tanë hynë në Kosovë nën flamurin e NATO-s me mision. Që atëherë vazhdon ë të garantojnë siguri. Evropa nuk do të jetë në gjendje të thotë se është e bashkuar përfundimisht në një çati për aq kohë sa Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE-së. Në situatën aktuale është thelbësore të theksohet që qëllimi është anëtarësimi i të gjitha vendeve të kësaj zonë në BE dhe kjo është e rëndësishme edhe për vet BE-në. I kërkoj Kosovës të hapë një faqe të re historike midis dy vendeve dhe të lënë pas mosmarrëveshjen me Serbinë.Falenderoj Kryeministrin, presidentin, deputetët për mikpritjen dhe vleresimin që keni për Italinë dhe dua tju shoh sa më shpejt në itali.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora luigi di maio luigi di maio ne kosove luigi di maio luigi di maio ne kosove

Sondazh

Poll