Deputeti shqiptar-Vuçiçit: Je duke dialoguar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga “Akrepat”
22 Qershor 2021, 17:54Nga DOSJA
SERBI-Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në seancën e sotme se ai duhet ta kuptojë që po negocion me njerëz, fëmijët e të cilëve ishin vrarë nga paramilitarët serbë.
Kamberi tha se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se mirëkuptimi është formula për bashkëjetesën e pupujve ballkanikë.
Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk duhet të kenë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.
“Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë,”-tha ai ndër të tjera.
Fjala e Kamberit:
“Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme. Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë. Publiku serb duhet ta dijë se vrasjet e popullsisë shqiptare ishin kryer dhe forcat serbe kryen sulme të përhapura dhe të organizuara ndaj shqiptarëve”
KOSOVË- Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi di Maio pas takimeve me krerët e shtetit ka folur në Kuvend, ku është fokusuar në dialogun dialogun Kosovë-Serb...
Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e Konferencës së Parë Nderqeveritare me BE-në. Vendimi është njoftuar këtë të martë në mble...
KOSOVË- Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë ditws sw sotme u takua me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me kryetarin e Kuvendit...
GREQI- Policia greke ka arritur të “godasë” një rrjet trafikantësh kokaine, pjesë e tyre ishin edhe dy shqiptarë. Protothema ka treguar mënyrën se si Policia ka...
ATHINË– Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos ka përfunduar kërkesën e faljes në Gjykatë, gati 40 ditë pasi vrau me duart e tij bashkëshorten, Carol...