Vuçiç në lidhje me dialogun: Nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, këtë do ta bëjë dikush pas meje
22 Qershor 2021, 17:42Nga DOSJA
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, tha se ai nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës, por këtë do ta bëjë dikush tjetër pas tij.
“Nuk jam dezertor, nuk do të iki as nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, këtë do ta bëjë dikush pas meje, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”, tha presidenti serb.
Siç raportojnë mediat serbe, ai u bëri thirrje deputetëve të luftojnë dhe të bashkohen, si dhe të kuptojnë situatën reale në lidhje me Kosovën, duke thënë se vetëm në atë mënyrë mund të peshohen kundërshtarët dhe kërkesat e tyre.
Vuçiç tha se mjafton të kalosh nëpër rrugën Prishtinë-Pejë dhe të shohësh vetëm shenjat, në mënyrë që të mos dëshironi të shkoni më kurrë atje. Ai shpjegoi se gjithçka është e lidhur nëse duan përparimin e vendit, ruajtjen e marrëdhënieve me Perëndimin, marrjen e investimeve të huaja dhe u kërkoi deputetëve ta kuptonin këtë.
KOSOVË- Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi di Maio pas takimeve me krerët e shtetit ka folur në Kuvend, ku është fokusuar në dialogun dialogun Kosovë-Serb...
Bullgaria i ka vënë veton Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e Konferencës së Parë Nderqeveritare me BE-në. Vendimi është njoftuar këtë të martë në mble...
KOSOVË- Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë ditws sw sotme u takua me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, me kryetarin e Kuvendit...
GREQI- Policia greke ka arritur të “godasë” një rrjet trafikantësh kokaine, pjesë e tyre ishin edhe dy shqiptarë. Protothema ka treguar mënyrën se si Policia ka...
ATHINË– Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos ka përfunduar kërkesën e faljes në Gjykatë, gati 40 ditë pasi vrau me duart e tij bashkëshorten, Carol...