‘Oj lulija jonë me limona ooo…’/ Gjyqtarja e Elbasanit ”djeg skenën” me Genën, kush është pronari i “Living”,
22 Qershor 2021, 16:34Nga DOSJA
ELBASAN– Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu duket se është një admiruese e këngëtarit të njohur Gena, të cilit e ka ndjekur live gjatë një koncerti në qytetin e Elbasanit. Sipas “Fax”, magjistratja ka shkuar në lokalin e Klodian Çopjas, një prej personazheve me në zë të qytetit.
Ky i fundit është pronari i ligjshëm i bar-lokal “Living” që herë pas herë zhvillon edhe mbrëmje muzikore, siç edhe ishte ajo e natës së 16 qershorit me këngëtarin nga Korça.
Por kush është Çopja?
I riu nga Elbasani, ishte në vëmendje të mediave të huaja disa vite më parë, pasi në 2016, tre nga anëtarët e bandës u burgosën me 42 vite heqje lirie në total, mes tyre edhe Çopja. Ky i fundit është dënua me 17 vite pas hekurave të burgut. Operacioni policor për kapjen e tij zbuloi 6 milionë euro drogë dhe arsenal armësh. Mediat vendase i kanë dedikuar disa herë artikujt, duke i cilësuar si “koka mafiash” që e kishin mbushur Britaninë e Madhe plot me kokainë, duke shkaktuar edhe uljen e çmimit të saj.
“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane. Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani? Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja,”-shkruante dikur DailymMail për lokalin që frekuenton gjyqtarja.
Vetëm pak kohë më parë në Gjykatën e Elbasanit, kryetaja Enkelejda Kapedani u pezullua nga posti i saj për shkak të disa videove të publikuara në Tik Tok. AJo këndonte për mafian dhe drejtonte gishtin e mesit në kamera, duke përcjellë edhe mesazhe për postin e saj.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUKSEMBURG– Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombë...
Konfirmimi i debatueshëm i shefes së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u kthye në një çështje ndërkombëtare të martën, kur ambasadorët e Shteteve ...
Aktualitet22 Qershor 2021, 15:51
TIRANË– Algjeriani Hamza Marina po terrorizon qytetarët e Tiranës me grabitjet që kryen. Një video e publikuar në ‘Tik Tok’ tregon se si ai po bisedon me n...
HIMARË– Sezoni turistik për këtë vit në vendin tonë është hapur zyrtarisht! Por me një sherr… Një çift ka kërkuar hotel për të qëndruar në plazhin e...
HIMARË– Një sherr me pushuesve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadheve ka “ndezur” sezonin. Në një prononcim për Panorama.al, çifti i pus...
TIRANË– Shokët e Mehmet Qemës, Lim Hoti dhe një tjetër i njohur në rrjet me emrin ‘Kozak’, kanë bërë një kërkesë publike. Me anë të një video të publikuar ...
Aktualitet22 Qershor 2021, 15:30
HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë ...
TIRANË-Policia e Tiranës ka bërë të munduar identifikimin dhe ndalimin e personit që drejtonte mjetin që u përfshi në një aksident tre ditë më parë në dalj...
Aktualitet22 Qershor 2021, 15:10
TIRANË– Klodian Caushi është nënkomisari i cili u pezullua nga detyra, pasi është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Caushi ishte specialist pranë ...
TIRANË– Luana, 21-vjeçarja e komunitetit LGBTQ+ që u dhunua në kryeqytet nga 10 të rinj ka folur për ngjarjen e rëndë duke thënë se nuk i është larg...