Aktualitet

Riparoi makinën që të fshihte provat/ Identifikohet shoferi që aksidentoi 2 makina në dalje të Tiranës, si u kap nga Poli

22 Qershor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Riparoi makinën që të fshihte provat/ Identifikohet shoferi

TIRANË-Policia e Tiranës ka bërë të munduar identifikimin dhe ndalimin e personit që drejtonte mjetin që u përfshi në një aksident tre ditë më parë në dalje të Tiranës. Policia bën me dije me anë të një njoftimi zyrtar se bëhet djalë për 22-vjeçarin me iniciale, J.L. Ku i fundit aksidentoi dy mjete në lëvizje e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Ai ka riparuar menjëherë pjesët e dëmtuara të makinës në mënyrë që të fshihte gjurmët e aksidentit. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç. Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident arrestohet 22 vjecari casaitalia identifikohet drejtuesi i mjetit aksident arrestohet 22 vjecari casaitalia identifikohet drejtuesi i mjetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:10

TIRANË– Klodian Caushi është nënkomisari i cili u pezullua nga detyra, pasi është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Caushi ishte specialist pranë ...