Aktualitet

“Vajza e vogël nga frika është me të vjella”/ Çifti i pushuesve ikën nga hoteli prej kushteve, japin VERSIONIN e tyre:

22 Qershor 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Vajza e vogël nga frika është me të vjella”/

HIMARË– Një sherr me pushuesve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadheve ka “ndezur” sezonin. Në një prononcim për Panorama.al, çifti i pushesve ka dhënë versionin e tyre lidhur me ngjarjen e ndodhur duke bërë me dije se kishin  pronotuar për ditën e premte dhe të shtunë, ndërsa rrëfejnë se kishin mbërritur në hotel të enjten rreth orë 18:00.

“Si fillim nuk na ofroi internet, duke na thënë nuk ju ndihmoj dot. Ditën e dytë patëm një incident me higjienën. Dolën në orën 09:00 dhe i morëm në telefon, pasi recepsioni nuk funksiononte. Erdhi një zonjë e cila na tha që nuk mund të largoheshim dhe duhet të rrinim edhe ditën e shtunë,”– tregojnë ata.

Sipas tyre, më pas ata debatuan me pronarët, ndërsa e zonja i kërcënoi se duhet që të paguanin për disa çarçafë të djegur, të cilat çifti pretendon se nuk i kanë dëmtuar. 

Çifti: Si mund të silleni kështu, aq më tepër nga dikush që pret nga ju shërbim dhe ju prisni që më pas t’ju vijë përsëri në hotel?

Pronarja: Nuk dua t’ju them arsyet se WiFi dhe higjiena nuk funksiononte, pasi gjetëm gjëra të fëlliqura në tokë, por do largohemi.

Mirëpo, gjatë kohës që janë larguar, një makinë ka tentuar t’i godasë në rrugë, por fatmirësisht kanë manovruar, duke iu shmangur pasojave. Makina ka vazhduar t’i ndjekë, duke i rënë borisë. Ndërsa më pas bënë me dije se Policia ishte treguar korrekte për sqarimin e ngjarjes. 

Thashë do ketë ndonjë hall, ta lemë të kalojë. Pasi parakaloi, duke bërë manovra të rrezikshme ndalova për arsye sigurie, ndalon dhe zonja dhe thërret tre persona të tjerë. Zonja vazhdoi të na kërkonte gjatë kohës që në shkuam në komisariatin e Himarës, ku nuk gjetëm mbështetje. Ndërkaq, gjatë kohës që po dilnim nga Himara, në plazhin e Potamit, zonja po vinte përballë nesh. Frenon djathtas rrugës, pret timonin të rifutet në rrugë dhe në çast e godet një makinë që kujtoi se zonja do parkonte anash rrugës. Vazhduam me shpejtësi rrugën për Sarandë, ku u paraqitëm në komisariatin e Sarandës”, tregojnë ata për Panorama.al.

Pse ka nisur sherri?

Çifti kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në një hotel në Himarë, por për arsyet e tyre kishin vendosur që të shkonin një ditë më parë. Në hotel nuk u kënaqën nga shërbimi duke vendosur që të largoheshin një ditë para. E nxehur nga ndryshimi i planit, pronarja e hotelit kërkon paratë, duke i akuzuar pushuesit se i kishin djegur edhe çarçafët.

LAJMI KRYESOR: Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën, merr Policinë në telefon: Më paguani dëmet! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherri me ciftin ne himare sherri ne himare sherri me ciftin ne himare sherri ne himare

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:30

HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë ...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:10

TIRANË– Klodian Caushi është nënkomisari i cili u pezullua nga detyra, pasi është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Caushi ishte specialist pranë ...