Aktualitet

U dhunua nga 10 persona, flet 21-vjeçarja transgjinore: Ende më dhemb koka! Më janë shkulur flokët, i kam të dyja gjinitë

22 Qershor 2021, 15:00 Nga DOSJA
U dhunua nga 10 persona, flet 21-vjeçarja transgjinore: Ende më

TIRANË– Luana, 21-vjeçarja e komunitetit LGBTQ+ që u dhunua në kryeqytet nga 10 të rinj ka folur për ngjarjen e rëndë duke thënë se nuk i është larguar ende dhimbja e kokës.

Në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se që kur ishte fëmijë e ndjente që ishte ndryshe. Pavarësisht përpjekjeve, thotë se nuk arriti të fshihej më dhe i bën thirrje të gjithëve që të bëjnë çfarë të duan me jetën e tyre.

Luana: E kam ndjerë veten që në vegjëli që jam ndryshe. Por kudo jam trajtuar si mashkull deficient se askush nuk më shihte në figurën e mashkullit. Mu desh të fshihesha për vite dhe ka ardhur koha që secili të bëjë ç’të dojë me jetën e vet. Mua më ka ndodhur një dhunë para 2 ditësh që jam sulmuar nga 10 persona që kanë qenë të rinj që informohen me njerëz që nxisin urrejtje dhe dalin si ekspertë. E kam raportuar në polici, më kanë mbrojtur. Mua më janë shkulur flokët dhe kam 3 ditë me dhimbje koke. Unë jam transgjinor dhe i kam të dyja gjinitë brenda vetes.

Çfarë ndodhi ditë më parë?

Aleanca LGBTIQ Albania ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se një transgjinor, 21-vjeçe, me inicialin L., është sulmuar në rrugët e Tiranës nga 10 djem. Sipas aleancës, ky sulm është nxitur nga deklaratat homofobike të ditëve të fundit, pas debatit për heqjen e fjalës nënë dhe zëvendësimin me prind 1. Ata kanë publikuar një foto ku shihet dora e çjerrë e L., dhe një grusht flokë që i mban në duar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet transgjinorja ne tirane dhunohet transgjinorja ne tirane

Sondazh

Poll