Aktualitet

Shkak vetoja bullgare/ Zv.presidentja e BE: Shtyhet data për hapjen e negociatave me Shqipërinë, prisni presidencën sllovene

22 Qershor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Shkak vetoja bullgare/ Zv.presidentja e BE: Shtyhet data për hapjen e

LUKSEMBURG– Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ka qënë Zv.Presidentja e BE, Paola Zacarias ajo e cila ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata. Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave.. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo.

Në muajt në vijim fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

Mblidhet Këshilli Europian, liderët e BE vendosin për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, priten debate, ministrat: Dy vendet të ndahen në procesin e çeljes së negociatave

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet integrimi i shqiperise ne be paola zacarias integrimi i shqiperise ne be paola zacarias

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:51

TIRANË– Algjeriani Hamza Marina po terrorizon qytetarët e Tiranës me grabitjet që kryen. Një video e publikuar në ‘Tik Tok’ tregon se si ai po bisedon me n...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:30

HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë ...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:10

TIRANË– Klodian Caushi është nënkomisari i cili u pezullua nga detyra, pasi është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Caushi ishte specialist pranë ...