Aktualitet

Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën, merr Policinë në telefon:

22 Qershor 2021, 15:49 Nga DOSJA
Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën

HIMARË– Sezoni turistik për këtë vit në vendin tonë është hapur zyrtarisht! Por me një sherr… Një çift ka kërkuar hotel për të qëndruar në plazhin e Livadheve në Himarë, duke prenontuar për fundjavë. Por planet kanë ndryshuar dhe çifti, Visar Mato dhe gruaja e tij, bashkë me vajzën e tyre të mitur kanë vendosur që të shkonin në plazh para fundjavës, që të premten.

Pasi kanë marrë “ok” për ndryshimin e planeve nga pronarët e hotelit, janë zhvendosur për në jug, por nuk janë kënaqur nga kushtet. Mungesa e internetit dhe kushteve të tjera i ka detyruar që të largohen një ditë më parë nga hoteli. Pronarët nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin, ndaj edhe kanë kërkuar që të rimbursohen për ditën që dhoma do t’u mbetej bosh. Madje pretenduan edhe për dëme e çarçafë të djegura nga çifti. Por nuk kanë marrë rimbursimin e kërkuar.

Ndaj dhe janë vënë në ndjekje të tyre duke i zënë rrugën! Pronarja e hotelit, Katerina Joshi ka marrë në celular Policinë e Shtetit, por ende nuk dihet se si është ndarë çështja.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet katerina joshi sherri me ciftin ne himare sherri ne himare visar mato katerina joshi sherri me ciftin ne himare sherri ne himare visar mato

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:30

HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë ...

Aktualitet 22 Qershor 2021, 15:10

TIRANË– Klodian Caushi është nënkomisari i cili u pezullua nga detyra, pasi është akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Caushi ishte specialist pranë ...