Aktualitet

“Alo, Policia? Më kanë bërë dëm të madh’/ Sherri për çarçafët në Livadhe, përplasja e pronares me klientët, u u

22 Qershor 2021, 14:56 Nga DOSJA
“Alo, Policia? Më kanë bërë dëm të

HIMARË– Tjetër video është publikuar nga sherri mes çiftit të pushuesve në plazhin e Livadheve në Himarë. Nga pamjet e publikuara nga “Bw”, pronarja e hotelit ku kishte qëndruar çifti merr në telefon Policinë, ndërkohë që u ka zënë rrugën me makinë, mjetit të klientëve duke i izoluar. Gjithë kohës ajo kërkon paratë e saj me pretendimin se i kanë djegur çarçafët, ndërsa burri filmon gjithçka nga brenda mjetit. Ndërkohë që sherri vijon mes pronares dhe klientëve, në makinë, vajza e çiftit qan me të madhe e frikësuar nga sherri.

BISEDA E ZBARDHUR MES PALËVE: 

Gruaja: Kemi rezervuar për dy netë apo jo?
Pronarja: Më jep lekët që më ke bërë dëm…
Gruaja: Kam bërë unë dëm.
Pronarja: Më ke djegur…Tani do më japësh lekët.
Burri: Kë ndjek ti nga prapa dhe i bllokon rrugën? Do dalësh si ai. Hajde këtu se do ta tregoj unë.
Pronarja: Po vjen Policia këtu lart.
Burri: Po, po pa merak.
Pronarja: Unë jam në Livadh, po më ikin njerëzit, më kanë bërë dëm të madh dhe s’po më japin lekët. Jam në mes të rrugës, se ndryshe më ikin pa paguar. Urgjent Policia lart!
Gruaja: Më jep faturën.
Pronarja: Po ta jap unë faturën. Nuk ta hap rrugën se ke ikur si hajdut.
Burri: Po, po. Pa merak se do dalësh në Facebook. Do ta shohësh ti.
Gruaja: Mami, lepurushe. Ajo teta është shumë e acaruar, ndaj ti do qetësohesh sepse dhe teta do qetësohet. Do vijë xhaxhi polici dhe do ta sqarojë sesi është e vërteta.]

Pse ka nisur sherri?

Çifti kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në një hotel në Himarë, por për arsyet e tyre kishin vendosur që të shkonin një ditë më parë. Në hotel nuk u kënaqën nga shërbimi duke vendosur që të largoheshin një ditë para. E nxehur nga ndryshimi i planit, pronarja e hotelit kërkon paratë, duke i akuzuar pushuesit se i kishin djegur edhe çarçafët.

LAJMI KRYESOR: Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën, merr Policinë në telefon: Më paguani dëmet! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mihal kokedhima sherri me ciftin ne himare sherri ne himare mihal kokedhima sherri me ciftin ne himare sherri ne himare

Sondazh

Poll