Aktualitet

Mungesa e ujit në Myzeqe/ Fermerët: Të mbjellat po na thahen, toka është çarë

22 Qershor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Mungesa e ujit në Myzeqe/ Fermerët: Të mbjellat po na thahen,

MYZEQE-Fermerët në Myzeqe po përballen me vështirësitë e temperaturave të larta. Atyre po ju mungon uji për vaditje.

Një grup fermerësh nga Plugu, i njësisë Golem, të bashkisë Lushnje, po japin alarmin pasi të mbjellat e tyre po thahen. Mungesa e ujit për një kohë të gjatë në tokat e tyre ka bërë që toka të çahet duke krijuar hapësira të mëdha.

Edhe pse kanë hapur puse uji nuk e kanë zgjidhur këtë problem, pasi këto puse thahen sapo nis rritja e temperaturave. E vetmja alternativë që këta fermerë kanë është të marrin atë pak ujë që ka kanali kullues duke përdorur pompat ku kosto e benzinës është shumë e lartë.

Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje shprehet se në këtë zonë nuk funksionojnë kanalet vaditës për shkak të amortizimit.Në dimër përmbyten dhe në verë thahen për ujë. Ky është fati i kësaj zone bujqësore nga e cila pretendohet prodhim edhe për eksport

TOP CHANNEL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret myzeqe fermeret myzeqe

Sondazh

Poll