Aktualitet

Temperatura mbi 35 gradë! I nxehti afrikan në Shqipëri, Urgjenca Kombëtare: Pini ujë, vishni rroba pambuku

22 Qershor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Temperatura mbi 35 gradë! I nxehti afrikan në Shqipëri, Urgjenca

TIRANË– Urgjenca Kombëtare ka dalë me një njoftim zyrtar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin. Ata këshillojnë, që qytetarët të evitojnë ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, e se më të kujdesshmit duhet të jenë fëmijët dhe të moshuarit.Ndër të tjera, ata bëjnë të ditur se qytetarët duhet të vishen me rroba pambuku dhe lino, si dhe të kenë me vete shishe me ujë, për tu hidratuar.

NJOFTIMI:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

I nxehti afrikan ka pushtuar vendin tonë që prej një jave. Parashikohet që ditët në vijim të jenë akoma më të nxehta. Dita më ‘përvëluese’ e javës parashikohet të jetë e premtja, aty ku temperaturat mund të arrijnë nga 37 deri në 40 gradë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan ne shqiperi urgjenca kombetare i nxehti afrikan ne shqiperi urgjenca kombetare

Sondazh

Poll