Aktualitet

‘Më dogjën çarçafët’/ Policia reagon pas sherrit mes turistëve dhe pronares së hotelit në Himarë: Të dy ngritën k

22 Qershor 2021, 14:15 Nga DOSJA
‘Më dogjën çarçafët’/ Policia reagon

HIMARË– Policia e Himarës ka dhënë njoftimin zyrtar, në lidhje me një video që u bë virale në rrjetet sociale, ku pronarja e një hoteli i ka bllokuar rrugën një çifti turistësh, që ishin larguar nga dhoma ku qëndronin, për shkak se nuk iu pëlqenin kushtet.

Pronarja ka akuzuar në polici turistin të cilin e akuzon se i ka thyer disa orendi, dhe e akuzon se i ka shkatërruar pronën.

“Shtetasi V.M që ka bërë vidion dhe është në makinë është denoncuar në policinë e Himarës për shkatërrim prone. Pronarja E.J ka kallëzuar në polici se shtetasi në fjalë ka qenë në hotelin e zonjës bashkë me familjen dhe i ka dëmtuar dhomën e hotelit, duke thyer disa orendi. Pas ngjarjes së filmuar edhe shtetasi V.M ka denoncuar për kanosje”, bëjnë me dije zyrtarisht burime nga Policia.

Pronarja e hotelit, që i ka zënë rrugën çiftit me fëmijën e mitur në makinë, pretendon se ata i kanë djegur disa çarçafë në hotel, dhe kanë dëmtuar dhomën.

“Më dogjët çarçafët, më dëmtuat pronën”, dëgjohet të ankohet pronarja e hotelit në video, ndërkohë që pushuesit pretendojnë se nuk kanë marrë shërbimin e duhur, e madje nuk iu kanë dhënë as faturë.

Përsëritet skenari ‘Mihal’ në jug të vendit/ “Më paguani dëmin”, ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne himare sherri ne himare

Sondazh

Poll