Aktualitet

U larguan nga puna pas përmirësimit të situatës nga Covid, mjekët nënshkruajnë peticion: Qeveria të tërheqë vendimin

22 Qershor 2021, 13:03 Nga DOSJA
U larguan nga puna pas përmirësimit të situatës nga Covid,

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka bërë publik se 1 mijë mjekë specializantë të cilët u punësuan gjatë pandemisë, iu ka mbaruar kontrata e punës. Në njoftimin e dhënë nga ministria thuhej se duhet të ndërpritet menjëherë kontrata e 1 mijë mjekëve specializantë dhe se lista me vendet vakante që do të mbeten, pas ndërprerjes.

Në kundërshtim të këtij veprimi, mjekët kanë firmosur një peticion, duke e konsideruar të paligjshëm heqjen nga puna. Gjithashtu ata kanë deklaruar se do të përshkallëzojnë veprimet e tyre nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.

Më 18 qershor u bë e ditur se 1 mijë mjekë të specializuar, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, u është ndërprerë kontrata e punës. Vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë. Në vendim, theksohet se largimi i tyre nga sistemi publik i shëndetësisë ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet largohen 1 mije mjeke specializantë largohen 1 mije mjeke specializantë

Sondazh

Poll