Aktualitet

Covid-19 në Shqipëri, SKANERI i Aljazeera-s: Zbuloi mangësitë e sistemit shëndetësor, dyshimet për fshehjen e viktimave d

22 Qershor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Covid-19 në Shqipëri, SKANERI i Aljazeera-s: Zbuloi

TIRANË– Situata e koronavirusit në vendin tonë ka pësuar ulje të rasteve të reja dhe të viktimave nga Covid-19. “Aljazeera” i ka kushtuar një kronikë situatës së pandemisë në vendin tonë duke theksuar se nxorri në pah problemet e sistemit të shëndetësisë. Gazetari John Psaropoulos ka raportuar nga Tirana ku ka folur me mjekun Tritan Kalo, gazetarin Erjon Skëndaj dhe me kryeministrin Edi Rama. Në artikull, theksohet se vendi ynë arriti imunitetin e tufës me një kosto të rëndë pasi gati gjysma e popullsisë u infektua.

Artikulli i plotë:

Ky është Covid-1, spitali i parë që u hap në zemër të kryeqytetit për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Nga Nëntori në Shkurt ka qenë i mbingarkuar pas politikave të qeverisë për të përqëndruar kurimin e pacientëve në kryeqytet.

Në fillim ne menduam se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, por me kalimin e kohës kuptuam se ekonomikisht, psikologjikisht dhe nga ana shëndetësore do të ishte më e thjeshtë që të kuroheshin më pranë familjeve dhe vendbanimeve të tyre’– tha mjeku Tritan Kalo.

Por shumë shpejt spitalet COVID filluan të mbingarkohen, dhe kjo nxorri në pah sistemin e dobët të shëndetësisë në vendin tonë. Disa pacientë kryen vetvrasje nga depresioni, të frikësuar nga kjo situatë një pjesë zgjodhën spitalet private si brenda dhe jashtë vendit dhe disa madje zgjodhën të kuroheshin në shtëpi.

Erjon Skëndaj i zgjedhur si gazetari i vitit për mbulimin e pandemisë është dëshmitar i këtyre problemeve.

Njerëzit duhet të prisnin 6-8 orë në ambulance pasi nuk kishte vend në pavion dhe disa prej tyre ishin shumë të sëmurë dhe kishin nevojë për kujdes intensive, shumë prej tyre kanë vdekur në ambulanca,”-tha Skëndo.

Në mbipopullimin e spitaleve dhe mungesës së stafit disa pacientë kryen vetvrasje duke u hedhur nga dritaret e spitaleve. Duke dëgjuar këto histori shumë pacientë kishin frikë të shkonin në spital, disa shkuan në klinika private Brenda dhe jashtë vendit, disa prej tyre u trajtuan në shtëpi.

Jorgo Poci thotë se ai harxhoi 5 mijë euro për kurimin e tij duke përfshirë oksigjenin dhe infermieret.

Ka shumë miq që shkuan në spital që nuk dolën të gjallë, kështu që vendosa të qëndroj në shtëpi. Në fillim ishte e lehtë, dhe thashë me vete ky është koronavirusi që të gjithë po flasin, por më vonë u përkeqësova dhe mendova se do të vdisja por më pas u ktheva në jetë’-tha Poci.

Në intervistën e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi ynë reagoi shumë shpejt ndaj valës së parë të pandemisë.

‘Ajo çfarë ndodhi në Itali na trembi shumë, dhe ne ishim të parët mesa mbaj mend pas Italisë që shkuam në “lockdown”, më pas ne bëmë disa gjëra më shpejt se të tjerët nga frika se nëse nuk do ta kontrollonin këtë situatë do të ishte një katastrofë.‘- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Vendi nuk pati burimet që të mbante punonjësit në shtëpi gjatë valës së dytë të koronavirusit, ku imuniteti i tufës u arrit me infektimin të pothuajse më shumë se gjysmës së popullsisë. Shqipëria pretendohet se se ka arritur imunitetin e tufës duke prerë transmetimin e koronavirusit në mënyrë dramatike. Sidoqoftë, ajo ka ardhur me një kosto të tmerrshme për spitalet me burime të pamjaftueshme dhe të mbingarkuara.

Zyrtarisht, më pak se 2,500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, por Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit me bazë në SHBA vlerëson shifrën në gati 16,000, sepse ky është numri i të vdekurve më shumë nën nëntë muajt e fundit krahasuar me vitin e kaluar.

Imuniteti i tufës u arrit në kohë për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, ku rreth 17% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë vaksinë, shumë më para se 12% i vendeve europiane duke ndihmuar kryeministrin Edi Rama në fitoren e mandatit të tretë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi mjeku tritan kalo edi rama koronavirusi ne shqiperi mjeku tritan kalo

Sondazh

Poll