Politike

Kuvendi e shkarkoi, por Komisionet e njohin si President! ‘Veprimtaria Prodhuese’ rrëzon dekretin e Metës për “Rentën

22 Qershor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Kuvendi e shkarkoi, por Komisionet e njohin si President! ‘Veprimtaria

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shkarkuar nga detyra si kreu i shtetit nga Kuvendi i Shqipërisë, por mesa duket vendimi i formës së prerë pritet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk ka marrë një pozicionim.

Derisa të ketë një vendim, vërejtjet e presidentit merren ende në shqyrtim. Dje, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi mbi dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për “Rentet Minerare”. Pas diskutimeve, Komisioni rrëzoi me vota unanime dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e Ligjit, të cilin e cilësonte si anti-kushtetues. 

“E kam lexuar me shumë vëmendje dekretin, sepse mendoj që kreu i shtetit do të sillte diçka që ka më konkretisht dhe të drejtpërdrejt me fushën, por nuk pashë një gjë të tillë. Vetë fakti që teksti që shoqëron dekretin por dhe parashtesa që bën me shprehje të natyre “do ishte më mirë” e kalon çështjen në opinion dhe dalin nga analiza kushtetuese. Ndërkohë që opinionet se kush mund të jetë më shumë e rëndësishëm apo më pak e rëndësishme ngelin opinione,”-tha kreu i Komisionit, Ilir Beqja. 

Qeveria ka vendosur që për një periudhë 3 vjeçare nga periudha aktuale të lërë rentën minerare në 0 për qind kurse në vijim ajo të jetë sa 1/3 e normës së rentës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta renta minerare ilir meta renta minerare

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2021, 11:24

TIRANË– Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të marrë mandatin në qarkun e Fierit, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn, e ci...