Bota

Seksologu shpjegon pse po vdesin të moshuarit nëpër motele: Sforcohen me aktivitet fizik, marrin barna pa autorizim

22 Qershor 2021, 13:57 Nga DOSJA
Seksologu shpjegon pse po vdesin të moshuarit nëpër motele:

KOSOVË– Sot në mesdite, një 64-vjeçar u gjet pa jetë brenda dhomës së një moteli në Prizren. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima ishte në shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare, e cila pas vdekjes së tij u largua nga dhoma. Por ky skenar është shumë i përhapur së fundmi në Kosovë. Para pandemisë, mediat vendase raportonin shpesh herë ngjarje kur të moshuarit humbin jetën në motele.

Por pse po vdesin të moshuarit në motele?

Seksologu Hajrullah Fejza ka treguar se gjithçka ndodh për shkak të aktivitetit dhe sforcimit fizik. Po ashtu edhe barnat që japin mjekët për performancën seksuale ndikojnë në shëndetin e konsumatorëve, duke u kushtuar edhe jetën. 

“Marrëdhëniet seksuale përveç kënaqësisë janë edhe aktivitet fizik në shumicën e rasteve edhe sforcim i tepërt fizik. Vdekjet në këto raste ndodhin për shumë arsye: si pasojë e sforcimit të tepërt fizik, si pasojë e marrjes së barnave pa përshkrim nga mjeku dhe pa udhëzim nga farmacisti apo si pasojë e gjendjeve tjera shëndetësore. Seksi nuk njeh moshë, nuk duhet ndalur askujt pa marrë parasysh sa vjet është. Një parandalim i vdekjes si pasojë e konsumimit të barnave mund të bëhet nga mjekët dhe farmacistët e që për fat të keq nuk po ndodhë. Mjeku rrallë ose fare nuk e pyet pacientin për aktivitetin seksual dhe si rrjedhojë pacienti kërkon vetë dhe merr barna në farmaci pa asnjë udhëzim apo rekomandim. Ka raste kur gjendja shëndetësore e pacientit nuk lejon marrjen e barnave të tilla,”- ka thënë ai për Gazetën Infokus.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hajrullah fejza humb jeten 64 vjeçari ne kosove kosove hajrullah fejza humb jeten 64 vjeçari ne kosove kosove

Sondazh

Poll